Lajme

Protestë tek Gjykata Kushtetuese kundër taksimit të profesioneve të lira

Qindra qytetarë janë ngritur në protestë kundër vendimit të qeverisë së Edi Ramës për taksimin e profesioneve të lira.

Me parulla në dorë, qytetarët e thirrur nga Emisioni Piranjat po protestojë para Gjykatës Kushtetuese ku kërkojnë shfuqizimin e vendimit të qeverisë për taksimin e profesioneve të lira, ku sipas tyre kjo taksë do mbysi iniciativën e lirë dhe vetëpunësimin.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Të gjithë faktorët opozitarë janë shprehur kundër kësaj takse për profesionet e lira, duke i bërë thirrje Gjykatë Kushtetuese ta shfuqizojë vendimin e qeverisë. Përfaqësues nga PD-ja, PL-ja, Mundësia, Nismja Thurje, Shqipëria Bëhet morën pjesë në protestë.

YouTube player