KryesoreLajme

Protestë para Kryesisë së Kuvendit në Tiranë: Kërkohet dorëzimi i imunitetit të Belinda Ballukut

Aktivistë të pavarur dhe qytetarë kanë protestuar sot para Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar dorëzimin e imunitetit të Belinda Balluku dhe përgjegjësi politike nga drejtuesit më të lartë të shtetit.

Protestuesit mbajtën pankarta dhe brohoritën parulla në mbështetje të barazisë para ligjit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të Belinda Ballukut. Ata po ashtu kërkuan transparencë institucionale, kthimin e pasurisë publike te qytetarët dhe llogaridhënie reale nga qeveria, duke kundërshtuar atë që e quajtën propagandë politike.

Lexo më shumë  Lindjet në Shqipëri po bien ndjeshëm, 2025 regjistroi 1,885 bebe më pak se 2024

Protesta u mbajt si reagim ndaj dyshimeve për keqpërdorim të pushtetit dhe mungesë përgjegjësie nga institucionet shtetërore. Qytetarët e pranishëm u zotuan se do t’i vazhdojnë protestat edhe në ditët në vijim dhe se nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij nga pushteti.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  BE-ja përgëzon miratimin e Planit të Rritjes nga Kuvendi: Kosovës i hapet rruga që të përfitojë 882 milionë euro