Bota

Protestë në Sudan, qindra gra dalin në rrugë kundër përdhunimeve

Aljazeera shkruan se gjatë një proteste pro-demokracisë  forcat e sigurisë në vend supozohet se kanë përdhunuar 13 gra dhe vajza.

Qindra gra kanë dalë në rrugë në dhe përreth kryeqytetit të Sudanit, Khartoum, për të protestuar kundër dhunës dhe ngacmimeve seksuale. Aljazeera shkruan se gjatë një proteste pro-demokracisë  forcat e sigurisë në vend supozohet se kanë përdhunuar 13 gra dhe vajza.

Kombet e Bashkuara thanë se këtë javë forcat e sigurisë kanë përdhunuar në grup të paktën 13 gra dhe vajza në demonstratën masive të së dielës jashtë pallatit presidencial në Khartoum. Drejtuesja e njësisë së dhunës me bazë gjinore në Ministrinë e Zhvillimit Social, Suliema Ishaq tha se tetë gra të moshës midis 18 dhe 27 vjeç i ishin drejtuar departamentit të saj për të marrë trajtim.

Lexo më shumë  SHBA rrëzon dronin iranian pranë aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln

Dy prej tyre u trajtuan brenda 24 orëve dhe gjashtë të tjerë erdhën më vonë, por besoj se numri është më i lartë se kaq,” tha Ishaq.

Protestuesit dorëzuan të enjten një memorandum në zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Khartoum, duke kërkuar një hetim për rastet e dhunës seksuale dhe fizike. Më shumë se 40 organizata të të drejtave dhe të ashtuquajturat “komitete të rezistencës” – grupe lagjesh me një strukturë komanduese horizontale që kanë udhëhequr lëvizjen pro-demokratike të Sudanit – nënshkruan dokumentin.

Lexo më shumë  Shqetësimi i kancelarit gjerman: Evropa duhet të bëhet urgjentisht më e pavarur

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *