Protestë në hyrje të Bulevardit të qytetit në Berat, qytetarët kundër rritjes së çmimit të naftës, ushqimeve e taksave
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, në hyrje të Bulevardit të qytetit të Beratit, ka nisur protesta kundër rritjes së çmimit të naftës, ushqimeve, taksave etj.
Qindra qytetarë beratas i janë bashkuar kësaj proteste paqësore, e cila fillon me një marshim drejt Prefekturës së qarkut Berat dhe bashkisë së qytetit. Sipas organizatorëve, gjatë marshimit mendohet se protestuesit do të bllokojnë edhe rrugën kryesore drejt qendrës së qytetit.
Rruga Press