Bota

Protestë në Gjermani, aktivistët çojnë tankun në portën e ambasadës ruse

Aktivistët në Gjermani kanë protestuar në mbështetje të Ukrainës duke dënuar agresionin rus në 1 vjetorin e nisjes së luftës.

Në mënyrë simbolike ata parkuan një tank të shkatërruar e të ndryshkur përballë ambasadës ruse në Berlin.

Tyta e tankut u drejtua në pozicioni nga porta e hyrjes së ambasadës, duke sjellë një imazh të fushës së betejës në qendër të kryeqytetit gjerman.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

“Tanku i thyer nënkupton rënien. Ukraina do të jetë Stalingradi i Putinit,” tha Wieland Giebel, kurator i muzeut Berlin Story Bunker.

Tanku, një T-72 B1 rus, u shkatërrua më 31 mars 2022, afër fshatit Dmytrivka pranë Kievit, nga një minë antitank.

Organizatorët thanë se mjeti luftarak u transferua në Gjermani me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës dhe Muzeut Kombëtar të Historisë Ushtarake.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Zyra e bashkisë së Berlinit refuzoi kërkesën e Lenze dhe Giebel për të ekspozuar tankun vitin e kaluar, duke argumentuar me cënimin e sigurisë rrugore. Por në 1 vjetorin e nisjes së luftës autoritetet lokale në Berlin kanë dhënë lejen për ekspozimin e tankut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *