BallinaLajme

Protestë në Durrës dhe te Kryeministria, me parullat “Duam të jetojmë në Atdhe”, “duam punë”

Edhe sonte të rinjtë kanë vendosur të dalin para kryeministrisë. Ata sonte kanë parulla të cilat dënojnë dhunën e policisë, vrasjen si dhe kërkojnë jetë me të mirë në Atdhe.

Nga ana e saj policia ka vendosur të jetë e dhunshme si në dy netët e fundit. Janë mobilizuar qindra e qindra forca policie. Autoblindat dhe makinat ujëhedhëse janë në gadishmeri në Tiranë.

Lexo më shumë  'Aksi nacional Librazhd-Prrenjas,e izoluar prej 11 ditësh', gazetarja: Rruga e bllokuar i detyron të sëmurë e të moshuar të ecin në këmbë

Ndërkohë të rinjtë në rrjetet sociale kërkojnë tashmë largimin e kryeministrit.

Mes parullave të të rinjve shkruhet; “Pse qeveritarët kanë vila e vjedhin, kurse ne nuk kemi punë për të jetuar?, “Të ikë Edi Rama”, ” Mafia ka zaptuar vendin”, “Duam të punojmë e jetojmë në Atdhe”.

YouTube player

Lexo më shumë  Shembjet në korridorin VIII dëshmojnë për keqmenaxhimin si model qeverisje