Lajme

Protestat për rritjen e çmimeve, prokuroria e Lezhës nis hetime ndaj policëve

Prokuroria e Lezhës ka nisur hetime në lidhje me protestat e zhvilluara për rritjen e çmimeve gjatë të cilave nga ana e disa protestuesve dhe partive politike janë hedhur akuza se është përdorur dhunë nga policia e shtetit.

Pas denoncimit të bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim prokuroria e Lezhës bën me dije se ka nisur hetim penal “për keqpërdorimin e strukturave të policisë së shtetit gjatë protestave”.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Dhuna dhe keqpërdorimi i policisë në protesta, nis hetimi ndaj uniformave blu. Prokuroria ka nisur hetimin në lidhje me veprimet e policisë gjatë protestave të fundit në Tiranë dhe rrethe, pas dhunës së ushtruar ndaj qytetarëve. Hetimi ka nisur pas denoncimit të deputetit të LSI-së, Petrit Vasili”, shkruan në reagimin e saj LSI.

Për shtatë ditë me radhë në të gjithë vendin janë zhvilluar protesta masive kundër rritjes së çmimeve. Ndërkohë që zhvilloheshin protesta qeveria mori masa duke ngritur një bord për administrimin e çmimit të naftës e cila arriti rekord historik gjatë ditëve të fundit.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *