Bota

Protestat në Tunizi, presidenti shkarkon kryeministrin dhe “ngrin” parlamentin

Presidenti tunizian, Kais Saied, pezulloi punën e parlamentit për 30 ditë dhe shkarkoi kreun e qeverisë, Hichem Mechichi, pas një dite protestash kundër ekzekutivit.

Kreu i Shtetit i njoftoi këto masa në një kohë kur Tunizia përballet me kulmin e epidemisë Covid dhe një krizë të thellë politike që ka paralizuar vendin për muaj me radhë. Demonstrata të dhunshme u regjistruan në disa qytete, ndërkohë që policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Lexo më shumë  Kallas këmbëngul se asetet ruse janë një opsion nëse Orbán nuk heq veton për kredinë e Ukrainës

“Ne kemi vendosur të pezullojmë Parlamentin dhe të heqim imunitetin e deputetëve. Kushdo që mendon të përdorë armët dhe kushdo që qëllon, qoftë edhe një herë, e di se forcat e armatosura do të përgjigjen duke qëlluar”, tha presidenti Saied.

E gjithë zona përreth ndërtesave qeveritare, aktualisht është e blinduar dhe e mbrojtur nga forcat e sigurisë, parlamenti, selia e televizionit dhe ndërtesa e qeverisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Presidenciale, Khaled Yahyaoui, është emëruar përkohësisht në krye të Ministrisë së Brendshme.

Saied theksoi se ngrirja e Parlamentit për 30 ditë, heqja dorë nga imuniteti i deputetëve dhe shkarkimi i kryeministrit nuk përfaqësojnë “një grusht shteti”./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *