Lajme

Protestat në Beograd, Kurti: Ekstremistë, pakicë e papërfillshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka konsideruar një pakicë të papërfillshme protestuesit që kanë dalë para ambasadës shqiptare në Beograd dhe kanë kërkuar bojkotimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

I pranishëm në Shkodër ku u mbaj ndeshja mes Vllaznisë dhe Prishtinës e cila përfundoi me rezultatin 72-80, Kurti tha se ata nuk duan ta pranojnë realitetin.

Lexo më shumë  Vendet bosh të punës në Shqipëri, po i plotësojnë pensionistët, janë shtuar 10 mijë në 2025

“Ka në Kosove ekstremistë qe nuk duan ta pranojnë realitetin dhe që shkojnë kundër vlerave demokratike dhe europiane mirëpo ata janë një pakice e papërfillshme ndonëse nganjëherë e dhunshme dhe besoj se në përgjithesi janë të inkurajuar nga Beogradi, energjia e tyre nuk vjen nga poshtë por nga lart,”- tha Kurti.

Serbët protestuan sot dhe kërkuan bojkotimin e zgjedhjeve. Para ambasadës shqiptare në Beograd, serbët shpërthyen në ofendime ndaj shqiptarëve dhe konsideruan Kosovën Serbi. 

Lexo më shumë  Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *