Bota

Protestat kundër luftës, turma të mëdha njerëzish janë mbledhur afër Kremlinit

Ndërsa presidenti amerikan Joe Biden po fliste në Shtëpinë e Bardhë, protesta kundër luftës po zhvilloheshin gjithashtu në Rusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 735 persona janë arrestuar në këto protesta në të gjithë Rusinë sot, duke përfshirë më shumë se 330 në Moskë, sipas OVD-Info, e cila gjurmon arrestimet në mitingjet e opozitës.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Dhe siç vë në pah BBC, pamjet nga Moska tregojnë turma të mëdha pranë Kremlinit.

“Sheshi Pushkin, ndoshta më pak se 1000 metra nga Sheshi i Kuq dhe Kremlini, është vendi i një proteste të rëndësishme. Këta njerëz i dinë rreziqet e sfidimit të regjimit. Ata janë në rrugë, pavarësisht kostove të mëdha personale”, thuhet në përshkrimin e videos.

Lexo më shumë  Biden publikon foton e fundit si president i SHBA-së: Edhe një foto të fundit, të duam Amerikë

Rreth 2,000 njerëz u mblodhën pranë Sheshit Pushkin në Moskë dhe deri në 1,000 njerëz në qytetin e Shën Petersburgut, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *