Bota

Protestat në Kazakistan/ Arrestohen mbi 10 mijë persona

Forcat e sigurisë të Kazakistanit kanë arrestuar 9,900 persona deri më tani si pjesë e hetimeve pas një jave trazirash vdekjeprurëse. Mediat e huaja raportojnë se Presidenti Kassim-Yomart Tokayev e ka përshkruar situatën si një përpjekje për grusht shteti dhe hodhi poshtë raportet e autoriteteve që luftonin kundër demonstruesve paqësorë si “dezinformim”.

Komiteti i Sigurisë Kombëtare, agjencia e kundërzbulimit dhe antiterrorizmit e Kazakistanit, tha të hënën se situata në vend është “stabilizuar dhe është nën kontroll”. Autoritetet e kanë shpallur të hënën e 3 janarit ditë zie, për dhjetëra viktimasi pasojë e protestave të dhunshme. Ministria e Shëndetësisë e vendit tha të dielën se 164 njerëz, përfshirë tre fëmijë, u vranë në trazirat.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

Protesta filloi në 2 janar mbi dyfishimin e çmimeve të karburantit dhe u përhap shpejt në të gjithë vendin, duke vijuar më tej në pakënaqësi politike.

Rruga Press

YouTube player