Bota

Protesta të tjera kundër çertifikatës së vaksinimit në Francë

Mijëra protestues marshuan sërish në Paris dhe qytete të tjera franceze gjatës javës së katërt radhazi të protestave kundër çertifikatës së vaksinimit.

Protesta e radhës vjen dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese në Francë mbështeti ligjin e propozuar nga presidenti Emanuel Macron, për të kushtëzuar hyrjen në aktivitete publike kulturore apo bare e restorante me paraqitjen e çertifikatës së vaksnimit.

Ligji hyn në fuqi të hënën dhe përveç për të hyrë në kafene e restorante, por edhe për udhëtime të gjata dhe, në disa raste, edhe në spitale.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Sipas një raportimi nga AP, një turmë protestuesish marshuan paqësisht në perëndim të Parisit të shtunën pasdite, të rrethuar nga policia që ishte pajisur me mjete kundër trazirave.

Disa demonstrues protestojnë pasi qeveria e ka bërë vaksinimin e punonjësve të shëndetësisë të detyrueshëm.

Sondazhet tregojnë se shumica e njerëzve në Francë mbështesin çertifikatat e vaksinimit, të cilat u lëshohen individëve të vaksinuar kundër koronavirusit, që kanë dëshmi të shërimit nga COVID-19 ose rezultatin negativ nga testimi i fundit.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Kundërshtarët thonë se kërkesa për leje kalimi kufizon lëvizjet, duke shkelur të drejtat e tyre dhe në mënyrë të tërthortë, e bën vaksinimin të detyrueshëm.

Mbi 36 milionë persona në Francë – rreth 54% e popullsisë – janë plotësisht të vaksinuar. Qyshkur ligji u propozua në fillim të korrikut francezët kanë nxituar të vaksinohen, për të mos u privuar nga aktivitete të jetës publike.

Në protestën e javës së shkuar protestuesit kundër vaksinimit të detyrueshëm u përplasën me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *