Bota

Protesta të mëdha në Francë – policia godet me shkelm protestuesen në Marseille

Sot po mbahet një grevë e madhe ndërsindikaliste, ndërsa në rrugë raportohet se kanë dalë midis 600 dhe 900 mijë njerëz në qytetet e Francës.

Për shkak të protestave, të cilat janë organizuar në 250 vende të ndryshme, është paralizuar vendi në shumë sektorë, raportojnë mediat franceze.

Një video e xhiruar para demonstratave në Marseille, e cila po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale, tregon një polic duke e rrëzuar një protestuese në tokë me një goditje.

Lexo më shumë  Venezuela në udhëkryq/ Përfaqësuesja e Lartë e BE-së: Populli të Venezuelës të vendosë vetë për të ardhmen

Sipas Le Parisien, polici ka bërtitur “Ik që këtej”, përpara se njëri prej tyre ta godiste dhe shtrinte protestuesen përtokë.

Në një përgjigje për AFP, komanda lokale e policisë deklaroi se pranë qendrës tregtare Terrasses du Port ishin mbledhur 200 protestues “me qëndrim armiqësor”.

“Në bazë të kësaj videoje, asgjë nuk bie ndesh me doktrinën për ruajtjen e rendit”, tha një burim policor për AFP.

Greva ka prekur kryesisht transportin publik, arsimin dhe shëndetësinë. Në shkollat fillore, çdo mësues i tretë ka hyrë në grevë ndërsa 98 përqind e barnatoreve i janë bashkuar mobilizimit.

Rruga Press

YouTube player