Bota

Protesta të dhunshme në Venezuelë, kërkohet rrëzimi i Maduros

Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve që po e kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën të dielën. Mijëra njerëz qëndruan në kryeqytetin Caracas të hënën mbrëma, e më pas u nisën drejt objektit presidencial, pasi presidenti Nicolas Maduro deklaroi se i ka fituar bindshëm zgjedhjet, ka raportuar BBC.

Një prani e madhe e ushtararëve dhe policëve ishte në rrugët e Caracasit me qëllim që t’i shpërndanin protestuesit, teksa ata thërrisnin “Liri, Liri!”

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Opozita e ka kundërshtuar shpalljen e fitores së Maduros, duke e cilësuar atë si fitore të rreme, derisa ka deklaruar se fitues i zgjedhjeve është kandidati Edmundo Gonzalez, me 73.2 për qind të votave.

Para procesit zgjedhor, sondazhet e paraqisnin opozitën si fituese, derisa partitë kundërshtare të Maduros u patën bashkuar në përpjekje për të rrëzuar liderin disavjeçar.

Disa vende perëndimore iu kanë bërë thirrje autoriteteve venezueliane që t’i publikojnë të dhënat e votimit nga secila qendër. Fitoren e Maduros e ka kundërshtuar edhe Argjentina.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
YouTube player