Lajme

Protesta të dhunshme kundër propozimit francez në Shkup, plagosen 47 policë

47 policë janë plagosur në protestat e mbrëmshme në Shkup, ku 11 prej tyre janë me lëndime të lehta, ndërsa dy pre tyre në gjendje kritike. Kështu raportojnë mediat maqedonase, sipas të cilave policia u sulmua me sende të forta, koktejl molotov dhe fishekzjarre. Situata më kritike mësohet se ka qenë para kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë  Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës

Protesta e dhunshme nisi rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme para godinës së qeverisë, duke hedhur mjete piroteknike dhe sende të forta, për të vijuar më pas te Ministria e Jashtme, ndërsa situate u përshkallëzua para Kuvendit, ku turmat e protestuesve u shpërndanë rreth orës 23:00 të mbrëmjes.

Mijëra vetë protestuan dje në ditën e katërt të protestës kundër pranimit të propozimit francez nga ana e qeverisë, që do të çonte në zhbllokimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Lexo më shumë  Vendet bosh të punës në Shqipëri, po i plotësojnë pensionistët, janë shtuar 10 mijë në 2025

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *