Opinion/Aktualitet

Protesta refelektoi kontrastin e mos solidaritetit mes brezave të gazetarëve

Nga Çelik Rruplli

Nga protesta e sotme (e djeshme) e gazetareve, me beri pershtypje qe edhe ketu u reflektua kontrasti mes dy brezave te gazetarise, ku mungonte solidariteti i brezit te vjeter ndaj te rinjve. Sic ndodh edhe ne politike, apo ekonomi, ku brezi I vjeter ka kapur sektorin dhe te rinjte ose duhet te ikin ose ulin koken.
Ne foto dhe prezente ne shesh, brezi i gazetareve te rinj 25-35 vjeçare, te keq paguar dhe pa mbeshtetur nga pronaret, injoruar nga institucionet, mundohen me sa munden te bejne punen e tyre. Dhe kur ‘gabojne’, dergohen per riedukim.
Ne foto mungonin brezi i gazerateve te viteve ‘90. Ata te cilet mburren me eksperiencen ne ”Koha Jone” e atyre viteve si te ishte BBC dhe sot jane kthyer ne pronare TV dhe portalesh censurues dhe propagandues pale me politiken. Disa te tjere ”shesin” neper banake televizive “thashethemet e tyre” per “analiza” dhe tregojne me gisht te rinjte qe nuk dine te bejne pyetje nderkohe qe vete kane harruar te bejne te tilla.

Lexo më shumë  Pozicionimi i Perëndimit ndaj Serbisë, qëndrimi i opozitës dhe  Sindromi i Fregolit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *