Lajme

Protesta/ Policia ndërhyn për të shpërndarë qytetarët, përplaset me protestuesit

 policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga sheshi përpara Kryeministrisë.

Ndërkohë qytetarët janë pëplasur me efektivët duke iu drejtuar: Mos më prek me dorë, hiqi duar nga unë. 

“Ju jeni polici private e një individi, nuk jeni më policia e shtetit shqiptarë. S’ju vje turp”

“Jeni kafshë, si s’ju vjen turp. Kështu e mbroni popullin ju.”

Policia pretendon se leja e protestës ka mbaruar, prandaj protestuesit duhet të largohen nga sheshi. Vitin e kaluar, më saktësisht në majin Maj, Gjykata Kushtetuese doli me një vendim ku thotë së nuk duhet leje për të zhvilluar protestë apo tubim, por veç mjafton të behët njoftim publik.

Qindra qytetarë po protestojnë para Kryeministrisë kundër rritjes çmimeve dhe vendosjen e minimumit jetik.

Ata kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë 24 orë në protestë, ndërkohë që me vete kanë marrë dhe batanije e ushqim.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *