Protesta në Orman, mbi 2 mijë banorë vuajnë mungesën e ujit
Banorët e fshatit Orman në bashkinë e Maliqit vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Kësaj problematike nuk i është dhënë zgjidhje prej 30 vitesh. Madje situata është përkeqësuar akoma më shume gjatë kësaj vere ku për rreth 2 muaj mbi 2000 banorët e Ormanit thahen për ujë.
Banorët shprehen se edhe ku uji vinte ndonjë orë më parë vinte I ndotur dhe u ka shkaktuar edhe probleme me shendetin.
Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu i kontaktuar nëpërmjet telefonit e pranon situatën dhe shprehet se investimi në rrjet pritet ti jap fund kësaj problematike për të paktën 4 fshatra. I njëjti premtim iu ishte dhënë këtyre banorëve edhe gjatë fushatës elektorale duke vënë si kohë fundin e muajit maj. Por në fund te gushtit situata është e pandryshuar./a2/