Lajme

Protesta në gjithë Shqipërinë, qytetarët bllokojnë edhe “Rrugën e Arbërit”

Përveç Rrugës së Kombit, apo në autostradën Tiranë-Durrës, qytetarët kanë bllokuar edhe Rrugën e Arbërit.

Dhjetëra banorë të Bulqizës, Burrelit e Peshkopisë kanë kundërshtuar rritjen e beftë të çmimeve.

Ata janë grumbulluar në Rrugën e Arbërit dhe e kanë mbajtur të bllokuar atë për disa minuta. Disa nga protestuesit kanë fikur mjetet në trasenë e rrugës dhe i kanë braktisur ato. Drejtues të Komisariatit Bulqizë u kërkuan organizatorëve ta lirojnë rrugën pasi bllokimi i saj është vepër penale. Pati momente konfrontimi fizik mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *