KryesoreLajme

Protesta në Durrës/ Qytetarët godasin bashkinë me domate dhe letra higjenike

Banorët e përmbytur në Durrës kanë protestuar sërish sot para Bashkisë dedhur domate dhe letra higjienike drejt godinës së Bashkisë.

Sipas tyre, situata është pasojë e mungesës së investimeve serioze në infrastrukturën e kanalizimeve. Gjatë protestës ka pasur edhe tensione, pasi pretendohet se një prej protestuesve është shoqëruar në komisariat nga policia, pasi ka hedhur një kapsollë.

Lexo më shumë  Hakmarrje për misrin serb kancerogjen - Serbia bllokon kamionët me fruta-perime nga Shqipëria

Një nga protestuesit bëri edhe një krahasim me një rast të mëparshëm, duke përmendur zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ai deklaroi se, sipas tij, kur Ballukut iu lehtësua masa e sigurisë, u festua me fishekzjarre dhe askush nuk u shoqërua nga policia, ndërsa sot protestuesit ndëshkohen për kapsolla.

YouTube player