Lajme

Protesta kundër rritjes së çmimit të naftës, bllokohet qarkullimi i makinave në Unazë

Një numër i madh qytetarët janë mbledhur përpara kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve yë karburanteve ditët e fundit në vend.

Ndërkohë, një pjesë e tyre janë drejtuar drejt Unazës së Vogël, ku kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Pjesa tjetër është duke qëndruar akoma përballë kryeministrisë ku kanë ndezur dhe disa flakadanë.

Lexo më shumë  Vila e Enver Hoxha të kthehet në muze të krimeve të komunizmit, jo në hapësirë të kamufluar me art bashkëkohor

Në bulevard është krijuar një varg i madh makinash në të dyja kahet e unazës, ndërsa qytetarët duken të vendosur për të qëndruar aty. 

Qytetarët kanë vendosur që protesta të vijojë çdo ditë në orën 17:00 para kryeministrisë.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë që të ulë taksat e karburantit dhe të rrisë kontrollet për abuzimet me çmimet.

Rruga Press

Lexo më shumë  VV-ja, pas Këshillit të Përgjithshëm: Përpjekje maksimale për evitimin e zgjedhjeve të reja
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *