Bota

Protesta kundër rritjes së çmimit të karburantit në Spanjë

Një numër i madh shoferësh kamioni në Spanjë iu bashkuan aksionit industrial kundër rritjes së çmimeve të karburantit.

“Ne kemi ndaluar së punuari sepse nuk mund të vazhdojmë të humbasim para. Por ne kemi arritur një pikë ku tashmë mund të shihni se ka mungesë furnizimi; fabrikat dhe kompanitë e mëdha po detyrohen të mbyllen sepse u kanë mbaruar furnizimet. Tani mund të shohim efektet e kësaj greve”, thotë Manuel Hernández, President, Platforma për Mbrojtjen e Transportit.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Protesta nxori në pah pakënaqësinë në rritje në Spanjë pasi po vuan pasojat e inflacionit që lidhet me rritjen e çmimeve të energjisë dhe që është përkeqësuar pas pushtimit të Ukrainës.

Greva në sektorin e transportit ka ndërprerë zinxhirin e furnizimit, në supermarkete disa produkte po bëhen më të pakta. Fermerët dhe blegtorët po vuajnë pasojat e grevës

Njëqind e pesëdhjetë mijë njerëz morën pjesë në një demonstratë në Madrid duke kërkuar zgjidhje për sektorin e bujqësisë. Inflacioni në Spanjë ka arritur shifrën 7,6%.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *