Protesta kundër grushtit të shtetit, forcat sudaneze hedhin gaz lotsjellës
SUDANI- Mijëra protestues janë mblodhur kundër një marrëveshjeje që bëri që kryeministri civil të rikthehej në detyrë pas një grusht shteti ushtarak muajin e kaluar. Mediat e huaja shkruajnë se policia ka ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës për të mbajtur nën kontroll turmën e njerëzve.
Shefi i ushtrisë, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan nënshkroi një marrëveshje të re për ndarjen e pushtetit me kryeministrin Abdalla Hamdok, pasi e liroi atë nga arresti shtëpiak.
Protestuesit hodhën slogane anti-ushtarake dhe kritikuan marrëveshjen që u nënshkrua javën e kaluar. Kërkesat e tyre janë lirimi i të arrestuarve politikë dhe hetimi për vrasjen e protestuesve.
Lëvizja pro-demokratike e Sudanit e hodhi poshtë marrëveshjen duke qenë se nuk përmbushte kërkesat e tyre për sundim të plotë civil dhe akuzoi Hamdokun se e kishte lejuar veten të shërbente si një gjethe fiku për sundimin e vazhdueshëm ushtarak.
Rruga Press