Lajme

Protesta e sotme, Sali Berisha paralajmërim Vuçiçit: Sllobodani i ri

Në prag të protestës së sotme, e cila mbahet në orën 16:00, ish-kryeministri, Sali Berisha postoi një video me thirrjen e tij.

Në Kuvendin e Rithemelimit, Berisha bëri thirrje për të pritur me protesta presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Është Ballkani i interesave antikombëtare, zotohemi t’i japim fund këtij procesi. Paralajmëroj Gebëlsin e Millosheviçit apo Sllobodanin e ri, për Ballkanin e Hapur mos mendo të vish ndonjëherë në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot kundër teje”, deklaroi Berisha.

Lexo më shumë  "Krijues të grupit kriminal!" SPAK pranon propozimin e GJKKO-së, rikualifikohet akuza për Beqajn, Rrapajn dhe Rrjepajn

Protesta e sotme do të mbahet kundër Ballkanit të Hapur, por edhe kundër aferës korruptive të inceneratorëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *