BallinaLajme

Protesta e djeshme, Policia arreston 3 persona, shpallet në kërkim Stresi

Gjatë natës Policia e Shtetit ka vijuar me aksione për arrestimin dhe shoqërimin e pjesëmarrësve në protestën e djeshme.

Policia vijon të punojë për identifikimin e personave që kanë marrë pjesë dhe sipas saj kanë ushtruar veprime të dhunshme.

Nga burime për Ora News mësohet se është shpallur në kërkim edhe këngëtari i njohur Stresi, i cili konsiderohet dhe dyshohet si organizator i protestës.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohen në gjendje të lire 4 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 8 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit,” arrestuan në flagrancë, persona të identifikuar si organizatorë, për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” shtetasit :

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

R.P., 21 vjeç, banues në Tiranë, A.K., 29 vjeç, banues në Durrës dhe V.K., 23 vjeç.

Si dhe u proceduan në gjendje të lire 4 shtetas dhe u shpallën në kërkim 8 shtetas.

Këta shtetas ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, duke kundërshtuar me dhunë dhe goditur me sende të forta punonjësit e policisë si dhe në vende të ndryshme kanë shkatërruar pronën shtetërore dhe atë private.

Lexo më shumë  28 nëntori, Dua Lipa uron me vargjet e himnit kombëtar

Gjithashtu kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta,lëndë piroteknike duke lënduar 16 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së ndërhyrjes së shpejtë. Si dhe kanë thyer me gurë disa automjete të policisë.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar për pjesëmarrjen në këtë tubim dhe për kryerjen e veprimeve te kundraligjshme .

Njëkohësisht Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos bëhen pjesë e protestave të paligjshme, pasi do të marrë masa dhe nuk do lejojë të zhvillohen protesta të tilla, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit do të përballen me forcën e ligjit.

YouTube player