Lajme

Protesta e banorëve te “5 Maji”, Meta: Të garantohet strehimi, Avokati i Popullit të evidentojë shkeljet

Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me aksionin e IKMT-së, mëngjesin e sotëm, në lagjen “5 Maji” në kryeqytet për shembjen e banesave, në kuadër të procesit të rindërtimit. Në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit theksoi se çështje të tilla duhet të zgjidhen në respekt të ligjit, duke garantuar strehimin e përkohshëm të banorëve dhe aq më tepër tani që jemi në kulmin e dimrit.

Lexo më shumë  SHBA, Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet e dhunshme ndaj disa familjeve qytetare në kryeqytet që nuk janë pamje për herë të parë dhe të cilat nuk nderojnë as autoritet shtetërore bashkiake e agjencitë ligjzbatuese. Çështje të tilla duhet të zgjidhen në respekt të ligjit, duke garantuar strehimin e tyre të përkohshëm në çdo rast, aq më tepër që jemi në kulmin e dimrit”.

Meta i bëri thirrje Avokatit të Popullit për të evidentuar të gjitha shkeljet e mundshme gjatë protestës së sotme të banorëve.

Lexo më shumë  Stërnipi i Ismail Qemalit urim të veçantë për Ditën e Pavarësisë

“I bëj thirrje Avokatit të Popullit që të njihet me të gjitha veprimet që janë kryer shkeljet e mundshme që kanë ndodhur dhe të ndajë shqetësimin e tij me opinionin publik dhe institucionet”./a2/

Rruga Press

YouTube player