Lajme

Protesta e “5 Majit” në Tiranë: Politikanët në Shqipëri të mësojnë nga Albin Kurti se si qeveriset

Sot banorët e “5 Majit”, “Laprakës” dhe “Paskuqanit” janë mbledhur për herë të dytë para Parlamentit për të protestuar kundër shkatërrimi të shtëpive të tyre nga Bashkia e Tiranës. Tre lagje të Tiranës janë bashkuar, sepse e konsiderojnë që vetëm të bashkuar mund t’ia dilet. Madje vazhdimisht u kanë bërë thirrje secilit qytetar pjesëmarrës në çështje të ndryshme në Shqipëri që të bashkohen dhe të organizohen për të mos lejuar më abuzimin.

Njëri prej banorëve të “5 Majit” në fjalën e mbajtur para Parlamentit të Shqipërisë i bëri thirrje Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit që të vijë dhe të mësojë Ministren Balluku dhe Kryebashkiakun Veliaj se si është forma e duhur e qeverisjes, si ndërtohen dhe zbatohen ligjet, në mënyrë që mos të dëmtohen interesat qytetare.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ai theksoi disa herë se qeveria në Kosovë nuk ishte e përbërë nga hajdutë, prandaj qytetarët nuk pësojnë arbitrarisht nga ligjet siç ndodh në Shqipëri.

Problemi tjetër që shtroi banori protestues ishte forma se si vepron policia në Shqipëri krahasur me atë në Kosovë.

“Albin Kurti nuk merr shembull nga drejtori i policisë në Shqipëri, ku drejtori i nxjerr qytetarët me forca të shumta policore, me gaz lotsjellës dhe dhunë, sepse këta në Shqipëri janë vetëm kriminela. Këta po vjedhin pronat tona, janë hajdutë ordinerë dhe janë të fortë sot, sepse i ka votuar populli jonë, për një 10 mijë lekësh. Ndërkohë Balluku bën botoks nga 50 mijë euro. Ne mburremi se Kosovën e ndihmojmë, por atje ka më shumë ligje dhe rregulla se këtu te ne”, u shpreh qytetari gjatë protestës në Tiranë.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

© Rruga Press

YouTube player