Lajme

Protesta/ Banorët e ‘5 Majit’ thirrje Veliajt: Mos na kërcëno, se do të penalizohesh ti e jo ne!

Banorët e lagjes ‘5 maj’ në Tiranë po vijojnë me rezistencën e tyre për mbrojtjen e banesave, teksa ditën e sotme u shprehën se kanë marrë letër kërcënuese nga Bashkia e Tiranës.

Sipas tyre, ekspertët e ASHK do tëçohen për të bërë matjet e pronave, dhe në këtë proces po ndërhyn dhe Bashkia duke u kërkuar banorëve paraqitjen në njësinë administrative.

Lexo më shumë  Familjarët e Erjon Bobës: Gjatë operimit të djalit në spitalin e Durrësit ikën dritat

“Ne kemi dalë përherë, jemi në mbrojtje të pronave tona.

Ne nuk kemi pranuar të paguajmë ryshfet dhe nuk jemi legalizuar.

Ne i kemi kërkuar takim bashkisë për projektin. Na kërkojnë gatishmërinë tonë për të lejuar specialistët e ASHK për kryerjen e matjeve te pronat, nuk ka pse na dërgojnë dhe mesazhe kërcënuese.

Legalizimet dhe Bashkia e Tiranës i kanë punët e ndara, pse Veliaj po i fut në një thes? Çdo ekspert është i mirëpritur por jo të paraqitemi ne në njësi administrative.

Mos kërcëno banorët i them Veliajt, sepse nuk penalizohemi ne por ju. Nuk po kuptohet asgjë! Këta duan të na vjedhin hapur.”, shprehen banorët e ‘5 Majit’.

Lexo më shumë  Krasniqi: Konstituimi i kuvendeve komunale u zhvillua në përputhje me Kushtetutën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *