Lajme

Protesta/ Ambasada amerikane korrigjon deklaratën, por nuk ndryshon qëndrimin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka korrigjuar njoftimin e bërë më herët në faqen zyrtare të saj, drejtuar shtetasve amerikanë në Shqipëri, lidhur me protestën e njoftuar të mbahet pasditen e sotme para kryeministrisë.

Në njoftimin e parë shkruhej se: “Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar se do të mbajë një protestë pranë zyrës së Kryeministrit. Qëllimi i deklaruar është kundër rritjes së kostos së energjisë elektrike në Shqipëri.”

Në një përditësim në faqe të njoftimit, shkruhet se ‘Një protestë është njoftuar që do të mbahet para kryeministrisë’, duke hequr PD si organizatore e tubimit.

Lexo më shumë  Investimet e Jared Kushner/ Senatori Wyden heton marrëveshjet e “Affinity Partners” në Serbi e Shqipëri

Në vijim, thirrja për qytetarët amerikanë në Shqipërinë mbetet e njëjtë: të shmangin tubimet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *