Protesta/Aktivistët:Në shkolla mungon ngrohja, pse i mbyllin?Në Norvegji s’bëhet kjo
Aktivistët e Qendrës Qytetare dolën ditën e sotme përballë Ministrisë së Arsimit, në shenjë revolte për mbylljen e shkollave dhe mungesës së ngrohjes. Një prej aktivistëve shprehet se është e pakuptimë që në shkolla të mos ketë ngrohje kur miliona euro po shkojnë për arsimin. Ai vijoi duke bërë krahasime të gjendjes së shkollave në qarqe të ndryshme të vendit.
Një prej tyre tha se moti në Norvegji është ekstrem mirëpo shkollat nuk mbyllen, duke pyetur se përse ndodh kjo gjë në vendin tonë.
‘Qytetarët e Tiranës kanë paguar taksë për arsimin, si mund të paguhet dhe të mos kesh ngrohje në shkolla. Nëse shikoni në qarqe, s’ka ujë dhe tualete. Kërcënime me largime nga vendi i punë, me transferime nga vendi i punë. Ne jemi këtu për të thënë se qytetarët i mbështesin mësuesit,të cilët për një arsye apo një tjetër nuk munden dot të thonë sot ‘kam ftohtë’. Është e pakuptimtë sot se si të kesh 26 milionë euro dhe të mos ngrohje, jemi me regjistra dixhitalë dhe shkollat nuk kanë ngrohje. Në Korçë dhe Maliq nxënësit mblidhen në një klasë. Ndërkohë që 20 mijë e 324 nxënës marrin mësim në të gjithë republikën. Në Berat, në Poliçan mësimi zhvillohet në euuro lloto. E çfarë na duhet ne integrimi në BE, kur në shkollat tona. Është një situatë tjetër, në shkollat e rretheve nxënësit marrin drutë që të ngrohen, kjo nuk është mënyra e duhur për t’ju përshtatur situatës. E cfarë bëjnë shkollat në Norvegji për tu përballur me motin, nuk mbyllin shkollat. Po japim këto ngrohëse, dhe kërkojmë edhe ndihmën e mediave që ta pyesin ministren ku shkuan këto ngrohëse, që të mos vidhen nga zyrtarët e kësaj republike. Ne do t’ia lëmë para derës Ministrisë së Arsimit dhe shpresojmë që ajo të dijë t’i menaxhojë”, tha një prej protestuesve.’- shprehen aktivistët.
Një përqafësues i kësaj qendre, Migen Qiraxhi, tha për mediat se vendimi është marrë pasi shkollat vuajnë nga mungesa e ngrohjeve.
“Ministrja po bën meteorologen dhe s’po bën asgjë tjetër. Nuk do të jetë ftohtë vetëm këto ditë. Askush nuk mund të surprizohet që në muajt janar dhe shkurt bën ftohtë. Kjo ministri dhe arsimi është kthyer në momentin që e la dhe Migjeni, një kafshatë që nuk kapërdihet. Ne jemi këtu për të adresuar problematikat e mësuesve, komunitet që është marrë peng, është ngarkuar me të gjitha vështirësitë. Ky profesion ka kosto fizike. Mësuesit tonë sot nuk kanë mbështetje për COVID-in, kanë orë shtesë, punojnë me turne. Mësimxënia e fëmijëve dëmtohet, e ky mision kthehet i pamundur, në mjerim. Ju e keni parë që asnjë mësues nuk thotë dot kam ftohtë.’-shtoi ai.
Rruga Press