Propozim interesant, Argjentinë-Itali të luajnë “Superkupën Maradona”
Nga Maracana dhe Wembley… te Diego Armando Maradona. Sipas gazetës Ole, nga Argjentina vjen një propozim interesant i cili gjithashtu mund të mirëpritet nga dy federatat: një ndeshje miqësore midis Argjentinës që fitoi të Copa America, Italisë që u shpall kampion Europe, ndërsa kjo ndeshje mund të quhet “Supercoppa Maradona”.
Orari i ngjeshur i ekipeve kombëtare nuk ndihmon për të gjetur një datë të dobishme për sfidën e madhe, por ideja është nisur dhe fakti që në nëntor 2022 nuk do të ketë Kupë të Konfederatës sepse Kupa e Botës do të luhet në Katar, e bën disi më të mundur realizimin e kësaj sfide.
Por ku do të luhej kjo super ndeshje midis ekipit kombëtar të Mancinit, i cili u kthye në majën e Evropës pas 53 vitesh, dhe Scalonit që fitoi Kupën e Amerikës pas 28 vitesh? Ekzistojnë dy stadiume: Diego Armando Maradona nga La Paternal dhe Diego Armando Maradona në Napoli.