Bota

Propaganda ruse kërcënon BE, çështja mbërrin në agjendën e Brukselit

Një investigim i cili filloi në Republikën Çeke, dhe tashmë shtrihet në 6 shtete të tjera të unionit, zbulon se një website pro rus ka realizuar intervista me politikan të paguar deri në 25 mijë euro për të shpërndarë mesazhe dezinformuese dhe kundër Perëndimit.

Skandali i fundit i dezinformimit rus ka mbërritur në Parlamentin Europian. Javën e ardhshme Partitë më të mëdha parlamentare do ta trajtojnë këtë çështje në seancën e tyre plenare, mëson Euronews.

Hetimi, i cili nisi fillimisht në Republikën Çeke, tani përfshin gjashtë vende të tjera evropiane: Gjermaninë, Francën, Belgjikën, Hungarinë, Poloninë dhe Holandën. Në fokus është në një faqe web operative në Republikën Çeke, Zëri i Evropës, e cila ka transmetuar retorikë pro-ruse dhe kundër Perëndimit dhe ka realizuar intervista me politikanë evropianë.

Raportet e shtypit tregojnë se politikanët e përfshirë ishin paguar.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

“Fillimisht, portali ishte në pronësi të oligarkut ukrainas pro-rus Viktor Medvedchuk, i cili u arrestua në Ukrainë dhe më pas u shkëmbye për të burgosurit ukrainas [të luftës] sepse është një mik i Putinit. Më vonë, ky portal kaloi në duart e një polaku, me profesion roje sigurie, një njeri që gjithashtu shprehu mendime dhe besime kundër Ukrainës”, tha Tomasz Piatek, gazetare investigative në Poloni.

Si pjesë e një aksioni të përbashkët ndërkufitar nga shërbimet sekrete çeke, një person u arrestua javën e kaluar në Poloni.

“Mendimet e botuara, intervistat dhe materialet e tjera ishin të destinuara për të sulmuar pozicionin e Polonisë në arenën ndërkombëtare, për të sulmuar Ukrainën dhe vendet e Bashkimit Evropian. Gjithçka ishte në funksionoi dhe dobi e Federatës Ruse. Ky rast është një çështje jo vetëm spiunazhi, por dhe dezinformimi”, tha Jacek Dobrzynski, zëdhënës i Shërbimeve Speciale.

Sipas raporteve të shtypit çek, zëdhënësi i politikës së jashtme të partisë të ekstremit të djathtë gjermane Afd dhe kandidati kryesor për një vend në Parlamentin Evropian, Petr Bystron, pranoi 25,000 euro nga ky rrjet për të influencuar opinionin publik evropian para zgjedhjeve të qershorit.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Parlamenti Evropian duhet ta marrë këtë çështje shumë seriozisht. Ne kemi qenë dëshmitarë të përpjekjeve të vazhdueshme dhe të përsëritura nga autoritetet  dhe shërbimet sekrete ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet tona dhe në proceset e vendimmarrjes demokratike, dhe kjo është e papranueshme. Kjo është diçka që duhet ta marrim shumë seriozisht”, tha Sergei Lagodinsky, MEP, Greens, Germany.

Ndërkohë në deklaratën e dërguar për Euroneës nga zëdhënësi i Parlamentit Evropian, thuhet, ndër të tjera, se në këtë rast “autoritetet kombëtare kanë kapacitete hetimi. Kur dhe nëse kërkohet, Parlamenti Evropian bashkëpunon plotësisht me to.”

Rruga Press

YouTube player