Propaganda dhe manipulimet ruse në lidhje me zgjedhjen e Kaja Kallas në krye të diplomacisë evropiane
Zgjedhja e kryeministres estoneze, Kaja Kallas si përfaqësuesja e re e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, e njohur për dënimin e saj të qartë të pushtimit rus në Ukrainë dhe qëndrimin e saj karshi politikës së Kremlinit, pati shumë jehonë në mesin e zyrtarëve rusë dhe në mediat lokale në Rusi.
Portali Russia Today (një media që është e ndaluar në disa vende evropiane për shkak të përhapjes së informacionit të rremë), si dhe RT Balkan – në gjuhën serbe u përpoqën të dezinformojë publikun përmes një titulli dezinformues “Ajo ha rusët për mëngjes: Kush është Kaja Kalas, shefja e radhës e politikës së jashtme të BE-së?”, qëllimi i të cilit është rritja e numrit të lexuesve.

Analiza:
Në tekstin me titull “Ajo ha rusët për mëngjes: Kush është Kaja Kallas, shefja e radhës e politikës së jashtme të BE-së?” portali RT publikoi deklaratën e një zyrtari anonim, i cili i tha portalit të Brukselit Politico më 4 mars: “A duhet vërtet të emërojmë në këtë pozicion dikë që pëlqen të hajë rusë për mëngjes?”.
“Unë preferoj muesli, kos dhe boronica”, shkroi Kaya Kallas në Twitter.

Duke qenë se RT është një mjet i fuqishëm me të cilin Kremlini përhap narrativat e tij, ky titull mund të interpretohet edhe si përbuzje për Kalas, gjë që mund të konkludohet nga reagimet e zyrtarëve të lartë rusë për emërimin e saj.
“Kallas është e njohur për deklaratat e saj absolutisht të pakompromis dhe ndonjëherë edhe të zemëruara rusofobike,” tha Dmitry Peskov, sekretari i shtypit i Kremlinit, duke komentuar emërimin e saj.

“Kjo është ajo që ne e njohim dhe e kujtojmë atë. Në këtë kuptim, asgjë nuk ka ndryshuar”, tha Peskov.
Disa zyrtarë rusë kanë sugjeruar se politikat e mbrojtura nga Kallas do të çojnë vetëm në përshkallëzim të mëtejshëm. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, tha se emërimi i Kallas do të “rrisë nivelin e çmendurisë” në Bruksel. /thegeopost.com/

Rruga Press