Sport

Prononcimi i fundit i Kylian Mbappe ngroh tifozët e PSG

Kylian Mbappe ka edhe një vit kontratë me PSG, rinovimi nuk po vjen, Real Madrid monitoron me kujdes situatën, teksa tifozët francezë shpresojnë që ylli i skuadrës së tyre të zemrës të mos largohet.

Shumë paqartësi ka rreth së ardhmes së sulmuesit 22-vjeçar, por prononcimi i fundit i Mbappe për revistën zyrtare të PSG ka ngrohur tifozët e nënkampionëve të Francës.

Lexo më shumë  Robert Lewandowski për Shqipërinë: I respektojmë, kjo për ne është finale. Shqipëria gjithmonë ka qenë një rivale e vështirë për ne

“Ëndrra ime më e madhe është të fitoj Champions League me PSG, do të ishte e jashtëzakonshme“. Deklaratë që të paktën mund të shtyje largimin në këtë sezon nga ekipi ku bën pjesë prej vitit 2018.

PSG nuk e ka fituar kurrë trofeun prestigjioz. Drejtuesit kanë afruar në skuadër emra si Sergio Ramos, Donnarumma, Hakimi dhe Wijnaldum.

Nën urdhrat e Mauricio Pochettinos pritet të vendoset edhe Paul Pogba. PSG shihet si favoriti kryesor për fitimin e Champions, diçka që shtyn Mbappe të mos largohet.

Lexo më shumë  Hysaj flet para sfidës historike: Do japim gjithçka për të kualifikuar Shqipërinë, çunat janë të motivuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *