Pronësia e Klan Kosovës qenka ndryshuar 5 herë brenda 7 viteve (2013 – 2020). Herën e fundit, adresa ishte Djakovica – Serbija
Nga Xhevdet Pozhari
● Pronësia e Klan Kosovës qenka ndryshuar 5 herë brenda 7 viteve (2013 – 2020). Herën e fundit, adresa me Djakovica – Serbija.
● Sipas KPM-së, ky biznes nuk ka kërkuar asnjëherë aprovimin, nuk ka lajmëruar ndryshimet në pronësi dhe as burimet e financimit.
● Në mesin e pronarëve figurojnë edhe nga “British Virgin Island”, një pronar qipriot. Po ashtu, gjatë një periudhe transitore edhe një pronar maqedonas.
● Në vitin 2018, shfaqet në skenë biznesmeni Aleksandër Frangaj. Pretendon se Klan Kosova është pronë e tij dhe kërkon ripërtrirje të licencës. Pavarësisht këtyre fiskulturave me dokumente kur nuk dihet pronari i vërtetë, Bordi i KPM-së ia aprovojnë kërkesën në kundërshtim me rregulloren në fuqi!
● Edhe bartja e pronësisë në vitin 2020 nga Aleksandër Frangaj tek pronari me adresë në Djakovica/Serbija, miratohet pa u verifikuar asnjë dokument pronësie dhe as burimet e financimit.
● Kompania e pronarit të ri figuron se ka qarkulluar vetëm 300 euro në vit në periudhën 2020-2021, sipas pasqyrave financiare të cilat i ka publikuar në regjistrin tregtar të Maqedonisë Veriore.
● Kur kjo punë doli në publik, në panik e sipër janë bërë përpjekje që të ndryshohet vendbanimi me dy pasaporta të ndryshme.
Nime, a ka në Kosovë hala gazetarë budallenj që besojnë se krejt këto janë “gabime teknike”?!
Nuk dua të besoj!
Ajo që besoj është se bashkë i bën veç mllefi ndaj Albin Kurtit që nuk bën kompromise me oligarkë të cilët i kanë bërë gjithë këto fiskultura për t’iu shmangur tatimeve. Siç mund të kenë vepruar edhe me shumë biznese të tjera të cilat i kanë në pronësi… duke përfituar për vete dhe duke e dëmtuar shtetin.
Rruga Press