Turp!Pronari i hotelit në Shqipëri fyen rëndë shqiptarët e Kosovës: Serbi ju boni pak, të pabesë, maskarenje, rrac derri
Përderisa Shqipëria merr një shtytje ekonomike nga vizitat e shqiptarëve të Kosovës, atje e këta të fundit kënaqen me bukuritë natyrore të saj, ka raste kur shqiptarët andej e këtej kufiri nuk ndahen mirë.
Një përvojë të tillë ka ndarë një shqiptar nga Prishtina, i cili u fye me fjalë të rënda nga pronari apo përfaqësuesi në rrjete sociale i një hoteli në Shqipëri.
Pasi shqiptari i Kosovës kishte anuluar rezervimin ngase i ishte thënë se s’mund ta bënte pa dhënë një kapar, dikush nga hoteli e ofendoi duke quajtur gjithë shqiptarët e Kosovës “të pabesë, maskarenj, të qelbur” e fjalë të tjera edhe më të rënda.
Ai/ajo nuk ka kursyer nga përmendja as terrorin serb të ushtruar ndaj kosovarëve gjatë luftës, duke u shprehur se “serbi ju boni pak”.
Kjo është një nga fenomenet më të ulta që i ndodhin shqiptarëve të Kosovës sa herë që vijnë për turizëm në Shqipëri. Shqiptarët e Kosovës janë ata që shpesh herë e ndihmojnë krizën ekonomike turistike të Shqipërisë. Por shpesh herë ata ndeshen me fyrje ose zhvatje.
Rruga Press

