KryesoreLajme

Prokuroria Themelore urdhëron rifillimin e numërimit në Qendrën Komunale në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton se ka urdhëruar KKZ-në që të rifillojë procesi i numërimit të fletëvotimeve në Mitrovicën e Jugut.

Sipas njoftimit, vendimi erdhi pas sqarimit të kompanisë sllovene CETIS për printimin e fletëvotimeve.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut. Kjo pasi kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, përmes një njoftimi ka spjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Monumenti i Adem Jasharit në Horën e Arbëreshëve - Kryetari Rosario Petta pret komisionin qeveritar të Kosovës dhe diskutojnë projektin

Tutje, Prokuroria thotë se ka caktuar dy hetues policorë që do të jenë prezent gjatë tërë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit.

Rruga Press

YouTube player