Lajme

Prokuroria ngriti akuzën e 8 ndaj Ramiz Merkos

Prokuroria Publike Themelore e Strugës, ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko, për punë të papërgjegjshme nga neni 353 paragarfi 1 i Kodit Penal.

Siç bëjnë të ditur nga Prokuroria Publike, i akuzuari me vetëdije ka shkelur dispozitat ligjore me rastin e emërimit të U.D drejtorit në një shkollë fillore në fashtin Radolishtë të Strugës.

“Ndonëse Ligji për Arsimin fillor përcakton se ushtruesi i detyrës së drejtorit zgjidhet nga radhët e punonjësve të shkollës që plotësojnë kushtet për drejtor, me datë 12.01.2022 i pandehuri caktoi një person që nuk i plotësonte këto kushte si ushtrues detyre të drejtorit të shkollës. në Radolishtë, d.m.th. nuk kishte përvojë pune së paku pesë vjet në punë arsimore.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

I emëruari ka ushtruar detyrën e drejtorit së shkollës në periudhën prej datës 12.01.2022 deri më 31.07.2023, periudhë gjatë së cilës i është paguar paga dhe kontributet si ushtrues detyre drejtore i cili i ka shkaktuar dëme shkollës”, thonë nga Prokuroria Publike.

Ndryshe, kjo është padia e tetë për kryetarin e Strugës.

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, është i akuzuar për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollat ​​fillore në fshatrat Podgorcë, Llabunishtë dhe Veleshtë dhe në “Vëllezërit Miladinovci” në Strugë. Janë bashkuar tri lëndë, ndërsa për shkollën në Veleshtë është duke u zhvilluar një lëndë e veçantë për shkak se ka më shumë të pandehur, të cilët akuzohen për “Punë e papërgjegjshme në shërbim”, e disa prej tyre ndiqen edhe për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

Më 20 qershor 2023 Departament Amerikan i Shtetit shpalli non grata, Ramis Merkon. Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

Rruga Press

YouTube player