Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy rusëve që u ndaluan dje në Jarinjë
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur aktakuzë sot ndaj dy rusëve që janë ndaluar të dielën në Jarinje për shkak se nuk kanë pasur viza të Kosovës.
Këtë e bëri të ditur Valon Preteni, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
Ai ka shtuar se në kuadër të kërkesës për aktakuzë është edhe dëbimi i rusëve nga Kosova.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë për dy personat e ndaluar, ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës”.
“Kjo për shkak të veprës penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’”, pohoi Preteni.
Ndër tjera, ai shtoi se të dyshuar kanë ndalim 48-orësh.
Rruga Press