KryesoreLajme

Prokuroria fillon hetimet ndaj  Artan Grubit dhe Enver Bexhetit, pasi u futën në listën e zëzë të SHBA-së

Prokuroria formoi lëndë ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe gjykatësit të Apelit Enver Bexheti, pasi të dy u futen  në listën e zezë amerikane. Këtë e bëri të ditur kryeprokurori Lubomir Kocevski, i cili tha se do të hetohen të gjitha akuzat për ndikime.

“Duke marrë parasysh seriozitetin e pretendimeve, kam formuar lëndë për të përcaktuar përgjegjësinë e personave në fjalë. Rasti është dorëzuar në prokurorinë kompetente. Gjatë procedurës prokurori kompetent do të veprojë se kush është dhënësi dhe kush marrësi i ryshfetit. Të gjitha këto do të hetohen”, tha Lupço Kocevski, kryeprokuror.

Lexo më shumë  Raporti për sigurinë në veri, Sveçla: Qindra sulme ndaj Policisë e mediave

Ish-zëvendëskryeministri i parë nga radhët e BDI-së, Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti janë futur në “listën e zezë” për marrje të ryshfetit në lidhje me rastet që janë zhvilluar ndaj ish-drejtorit të shërbimit sekret maqedon, Sasho Mijallkov.

Kocevski tha se për këtë rast prokuroria do të vazhdojë bashkëpunimin e shkëlqyer me ambasadën amerikane. Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler një ditë më parë theksoi se kanë prova për Grubin dhe Bexhetin.

Për gjykatësin Bexheti, Këshilli Gjyqësor nën presionin e opinionit hapi lëndë për shkak se rasti për përgjimet masive të paligjshme ruheshin në sirtarë duke çuar në vjetërsimin e veprës ndaj Mijallkovit.

Lexo më shumë  Kosova i kërkon Serbisë ekstradimin e kriminelëve dhe të dhënat për të zhdukurit

Në shkallë të parë ai u dënua me 12 vjet burg. Për ruajtjen e gjatë të lëndës në sirtarë ndaj Bexhetit, në Këshillin Gjyqësor u zhvillua procedurë disiplinore.

Ai u dënua vetëm me 20 për qind të pagës për një periudhë gjashtëmujore. Po ashtu, lënda “Transportuesi” ku akuzohej ish-kryetari i Manastirit, Vlladimir Talevski, është mbajtur në sirtarët e Bexhetit për tre vjet./ Alsat.mk

YouTube player