Lajme

Prokuroria kërkon “Arrest në burg” për kapitenin rus Alexey Smaznov, i solli Piro Bares 22.500 tonë naftë

Prokuroria e Durrësit, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për kapitenin Rus, Alexey Smaznov që solli në Shqipëri 22 mijë e 500 litra naftë kontrabandë për llogari të kompanisë së hidrokarbureve që kontrollohet nga biznesmeni, Piro Bare.

Kërkesa i është paraqitur gjykatës ditën e djeshme, ndërsa sot gjyqtari Markeljan Koça, pritet të shqyrtojë kërkesën në seancë gjyqësore.

Lexo më shumë  Si është të jesh shqiptar në Serbi?

Ndaj Alexey Smaznov, më parë është marë një masë administrative nga policia kufitare, e cila ka bllokuar pasaportën së bashku me dokumentat e identifikimit të 12 anëtarëve të tjerë të ekuipazhit.

Kapiteni i anijes çisternë Smaznov, në momentin e ndalimit ka treguar se punon për llogari të një kompanie Libiane, pasi dhe anija është nga Libia.

Por gjatë dëshmisë së tij të shkurtër, kapiteni nuk ka qënë në gjëndje të japë shpjegime, lidhur me vendin e ngarkesës së naftës, dhe mungesës së çertifikatës së origjinës së kësaj sasie nafte.

Lexo më shumë  Raporti i Gallup, Kurti: Dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit

Pjesë e verifikimeve të prokurorisë, është bërë dhe biznesmeni Piro Bare, i cili ka dhënë dëshmi në polici duke shpjeguar pozicionin e tij lidhur me porositjen e kësaj sasie nafte dhe heqja dorë për ta blerë naftën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *