KryesoreLajme

Prokuroria e Hagës e quan Kosovën “Kosova dhe Metohija”, publikohet dokumenti

Një dokument i publikuar së fundmi ka zbuluar një skandal të rëndë brenda Prokurorisë së Specializuar në Hagë, ku hetuesit i janë referuar Republikës së Kosovës me termin “Kosova dhe Metohija” – shprehje që përdoret nga Serbia për ta përçmuar shtetësinë e Kosovës.

Skandali ndodhi më 11 nëntor 2022, derisa po intervistohej Sefer Goxhuli nga hetuesit e ZPS-së.

Sipas dokumentit, Goxhuli mbeti i shtangur kur një prej hetuesve e përdori këtë term gjatë leximit të një dokumenti zyrtar.

Ai e cilësoi referencën si thellësisht fyese dhe më pas e paraqiti rastin pranë Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Përdorimi i termit ‘Kosova dhe Metohija’ është fyes dhe bie ndesh me nenin 1 të Kushtetutës së Kosovës. ZPS-ja duhet të veprojë në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës, dhe një gjuhë e tillë është e papranueshme në një proces që pretendohet se zhvillohet në emër të popullit të Kosovës”, thuhet në ankesën e Goxhulit.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas ndezin bazën ajrore elitare ruse pranë Moskës

Sipas tij, nuk bëhej fjalë për një lapsus apo keqkuptim, pasi termi ishte lexuar nga një dokument zyrtar, gjë që ngre dyshime serioze për qasjen e ZPS-së ndaj shtetësisë së Kosovës.

Çfarë thotë Prokuroria e Specializuar?

ZPS-ja e ka pranuar se termi është përdorur gjatë intervistës dhe e ka cilësuar si një gabim të paqëllimshëm.

Ata kanë deklaruar se ky nuk është një formulim që përdoret në mënyrë të zakonshme në dokumentet e tyre zyrtare dhe kanë ndërmarrë masa për të mos e përsëritur.

Megjithatë, kjo nuk i mjaftoi Sefer Goxhulit, i cili kërkoi që Avokati i Popullit të ndërhynte dhe të konstatonte shkeljen.

Lexo më shumë  390.2 milionë euro të hyra tatimore gjatë katër muajve të parë të 2025

Si reagoi Avokati i Popullit?
Në vendimin e tij, Avokati i Popullit pranoi se termi ishte fyes për ankuesin, por e hodhi poshtë ankesën, duke u arsyetuar se përdorimi i termit ishte bërë “pa qëllim” dhe se ZPS-ja kishte marrë masa për të shmangur përsëritjen.

“Pas shqyrtimit të Kushtetutës së Kosovës dhe të instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, nuk u gjet se ishte shkelur ndonjë e drejtë e mbrojtur”, thuhet në vendim.

Pavarësisht praniminit të gabimit nga prokuroria, Avokati i Popullit nuk e ka konsideruar atë të mjaftueshëm për ta mbështetur ankesën e qytetarit.

Ky rast ka nxitur shqetësime serioze për qëndrimin e institucioneve ndërkombëtare ndaj shtetësisë së Kosovës dhe sjell pyetje të reja për legjitimitetin e qasjes së tyre.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit