Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës: Gjatë pushtimit rus janë vrarë 186 fëmijë
Shifrat e publikuara nga zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas tregojnë se 186 fëmijë kanë vdekur në Ukrainë që kur forcat ruse pushtuan vendin më 24 shkurt.
344 fëmijë të tjerë kanë mbetur të plagosur në mes të luftës në vazhdim, thanë zyrtarët ukrainas.
Muajin e kaluar, Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 10 milionë njerëz në Ukrainë mendohej se ishin larguar nga shtëpitë e tyre pas pushtimit të plotë të Rusisë.
Shifra përfshinte rreth 3.5 milionë refugjatë që ishin larguar nga vendi i shkatërruar nga lufta për t’u arratisur, si dhe civilë të zhvendosur brenda Ukrainës.
Rruga Press