Lajme

Projektligji/ Qeveria e Shqipërisë do t’u taksojë fshatarëve kasollen e lopës

Qeveria e Shqipërisë do të taksojë kasollet e lopëve, stallat dhe dhe stanet që blegtorët përdorin për të mbajtur bagëtitë e tyre. Projektligji i ri për tatimin mbi pasuritë e paluajtshme, vecc banesave vë në regjim tatimor edhe njësitë e ndërtesave që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore-blegtorale.

Në nenin 3, ligji përkufizon si prona bujqësore dhe blegtorale çdo pasuri e paluajtshme, që shfrytëzohet apo është planifikuar të shfrytëzohet për qëllime bujqësore ose blegtorale, përfshirë, por duke mos u kufizuar te, arat, pemëtoret, vreshtat, ullishtat, kullotat, livadhet, stallat dhe pasuritë e paluajtshme që shfrytëzohen apo janë planifikuar të shfrytëzohen për veprimtari mbështetëse si, mbledhja, magazinimi dhe konservimi i mallrave bujqësore dhe blegtorale.

Lexo më shumë  Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës

Madje regjimi tatimor mbi kasollet dhe stallat do të jetë më i ashpër se sa ai i banesave. Sipas draftit, taksa e kasolles do të variojë nga 0.15 për qind e vlerës deri në 0.3 për qind e vlerës. Rrjedhimisht një fermer, i cili ka ngritur një stallë që kushton 500 mijë euro do të paguajë deri në 1500 euro taksë në vit për stallën.

Vendosja e ndërtesave blegtorale nën taksim, në kohën kur Shqipëria po përballet me rënie drastike të numrit të bagëtive, pritet të dëmtojë edhe më shumë sektorin e blegtorisë.

Ndërkohë në të njëjtin ligj, qeveria është kujdesur që të ruajë përjashtimin fiskal të resorteve luksoze dhe hoteleve me 5 yje. Pra më draftin e ri, qeveria takson me taksë pasurie kasollet e lopëve, por jo hotelet dhe resorted luksoze./Oligarkia.al

Rruga Press

YouTube player