Opinion/Aktualitet

Projekt-Vendimi për ndërtesat 50-vjeçare dhe sulmi ndaj pronës së qytetarëve

Nga Ervin Goci

Kjo puna e auditimit te pallateve mbi 50 vjeçare, ka filluar me mobilizim, siç e kane zanat enveristat, pra nese pushteti do diçka, apo ndermerr diçka, gjeja e pare qe kerkon, eshte dhe perfshirja totale, emocionale, dhe mundesisht dhe materiale e popullates.

Mesazhi eshte qe gjithçka eshte e te gjitheve, njefare apo gjithefare totalitarizmi.

E para, une nuk kuptoj se pse duhet filluar si fushate, kur do mund te behet ne heshtje normale institucionale, apo administrative?

Kjo ndodh vetem atehere kur ka nje qellim afatshkurter, dhe kur kerkohet qe opinioni publik te shkundet mire.

Pse psh, shkohet direkt te imediatja, te rreziku i menjehershem, te emergjenca, dhe nuk i plas kujt psh, se çfare po ndodh me vleren e ketyre pronave, sa po i perkedhel apo i demtojne lejet e pafundme te ndertimit perreth ketyre ndertesave 50-vjeçare, me pasoja direkt mbi vleren ekonomike te ketyre shtepiave, qe perveç lokacionit, nuk u ka mbet asgje tjeter sipas vleresimit te institucioneve?

Gjenerim i kobshem pabarazish mes qytetareve.

Ne fakt me shume se mosha e nderteses, klika kerkon njelloj ndertese, qe eshte pallati parafabrikat, apo beton arme te ndertuar me breza thuajse ne te gjithe territorin e Tiranes, por me fokus qendren, dhe synimi eshte qe te hapet terren ndertimi masiv duke i shembur ne bllok me idene qe jane ndertuar ne te njejten kohe, dhe me te njejten teknologji – mjafton te skualifikosh njeren nga ndertesat dhe ato bien ne bllok.

Lexo më shumë  Rritja e autoritarizmit të pushtetit në Shqipëri dhe tiktok-u

Pse nuk thuhet psh, qe ne çdo rast, pavaresisht rezultatit te auditimit dhe ne rast prishjeje, do te ruhet konfigurimi urban, intensiteti, densiteti ekzistues, apo ndoshta dhe si lehtesim demografik, por mbahet i fshehur skenari i vertete, qe ne ato zona do kete planifikime te reja me intensitet dhe densitet ndertimi shume te renduar?!

Kjo eshte fare kollaj e zgjidhshme.

Mjafton qe shteti te sqaroje rolin e vet, do te jete ai financuesi, do jete rregullatori i madh qe kerkon qe prona e shqiptareve mos te demtohet, apo do te jete thjesht nje sekser ne mes, ku terrenit te lire do t’i sulen skifteret dhe ku qytetari i thjeshte t’i duhet te dorezohet ndaj kafshimit te bajlozeve.

Dhe nje gje e fundit, po nga ana e trashegimise, kush e vendosi qe keto ndertesa nuk kane kokrren e vleres?!

Po nga ana kulturore, simbolike, arkitekturore, modelit te jeteses, materialeve te ndertimit., kush e vendosi, a mund te me jape dikush pergjigje?

Pse nuk paskan vlere ato?!

Si do t’i tregohet regjimi i shkuar brezave, duke zhdukur çdo gjurme arkitekturore ne qytet te para 30 viteve apo me tej?

Lexo më shumë  Mbylle TikTok-un sa të duash, por 14-vjeçarët do rriten sërish mes llumit

Si do behet, ma thote ndonje terrorist qe del ne tv dhe llahtaris njerezit?

Ah, se harrova! Vetem me shpalljen e synimit per te audituar nje bllok specifik ndertesash, qe ne ate moment, vlera e mijerave shtepiave qe qytetaret i kane si syte e ballit, si paje, si e vetmja pasuri, si trashegimi, si prurje e sakrificave te nje jete, mund te kete humbur mesatarisht 30-40% te vleres se prones.

Ka mjaftuar nje titull lajmi dhe ato shtepi jane te damkosura, shteti i konsideron si peshe, ndonje qe do te bleje thote – ç’me duhet mua te blej aty, ku e di une qe nuk e shembin?! Aka thene shteti qe s’bejne?!, Pse une do ta ndaj kete pune?!

Ja kshu, te dashur vellezer e motra.

Kur them qe per mua nje pjese e mire e fushates se Tiranes, ndoshta me thelbesorja mund te perqendrohet ketu, ndonjeri mendon se e kam per batute.

Ne kete projekt-vendim, gjeni pabarazite shoqerore, abuzimin me pushtetin, qashter e kulluar fare te ardhmen e qytetit si e shohin skifteret

Mire eshte qe t’u shpjegohet qytetareve se çfare i pret, pastaj ata te vendosin nese duan te vrasin kriminalizimin e shtetit apo veten.

Kjo eshte lufta per Tiranen, te tjerat jane dokrra.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *