Bota

PROFIL/ Kush ishte David Sassoli, ish-gazetari dhe Presidenti i PE

 David Sassoli vdiq sot në një spital në Aviano, Itali në moshën 65-vjeçare. Mediat e huaja shkruajnë se Sassoli vdiq vetëm disa ditë përpara përfundimit të mandatit të tij si president i Parlamentit prej 705 anëtarësh, i cili do të zgjedhë pasardhësin e tij në Strasburg javën e ardhshme. Gjëndja e tij shëndetësore ishte rënduar dhe luftoi me sëmundje të rëndë, duke përfshirë pneumoninë, që nga shtatori dhe ishte shtruar në spital disa herë, më e fundit më 26 dhjetor. 

Sassol e filloi karrierën e tij si një reporter italian dhe ish-prezantues i lajmeve televizive. Ai filloi të punonte në gazeta dhe agjenci lajmesh përpara se t’i bashkohej RAI,  në vitin 1992, ku u bë prezantuesi kryesor i kanalit. 

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë
YouTube player

Më pas e kaloi karrierën e tij gazetareske në një akt të dytë si politikan socialist dhe një mandat pothuajse rastësor si president i Parlamentit Evropian. Ai u zgjodh për herë të parë si anëtar i Parlamentit Evropian në vitin 2009. Një mandat tjetër e fitoi në 2014 dhe shërbeu si nënkryetar i Parlamentit.

Sassoli kishte shpenzuar pjesën më të madhe të mandatit të tij dyvjeçar duke drejtuar Parlamentin përmes vështirësisë së jashtëzakonshme të pandemisë së koronavirusit, e cila në fakt mbylli ndërtesat e tij në Bruksel dhe Strasburg për disa kohë dhe e detyroi atë dhe administratën e Parlamentit të krijonin metoda të paprecedentë të punës në distancë.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

Ai gjithashtu ndihmoi në drejtimin e një negocimi të ashpër mbi buxhetin afatgjatë të BE-së, duke hapur rrugën për krijimin e një pakete historike buxhetore dhe rimëkëmbjeje prej 1.8 trilion eurosh, e cila përfshin financimin tradicional dhe borxhin e përbashkët të paprecedentë. 

Rruga Press

YouTube player