Lajme

Profesori amerikan paralajmëron Zelenskyn për takimin me Vuçiqin – ia bën me dije këtë gjë

Në darkën e shtruar për liderët e Ballkanin Përëndimor, prezent ishte edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Tashmë raportohet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të ketë një takim me Zelenskyyn.

Mirëpo, profesori i njohur amerikan, Edward Joseph, përmes një shkrimi në Twitter ka kërkuar nga Zelenskyy që të bëhet gati të dëgjojë shumë marrëzi kinse për neutralitetin e Serbisë për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Ai ka thënë se vetmja gjë më e keqe se neutraliteti është neutraliteti i rremë.

Lexo më shumë  Tre anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës distancohen nga gjuha e Isufajt dhe Lumezit ndaj BE-së

“Vuçiqi thotë se do të ketë takim një me një me Zelenskyn të martën në Athinë. President Zelensky, përgatitu që të dëgjosh shumë gjepura për “neutralitetin” serb ndaj agresionit rus kundër vendit tuaj. Siç e dini, e vetmja gjë që është më e keqe se neutraliteti është neutraliteti i rremë.” – ka shkruar ai.

Më tej, ai ka kërkuar që Ukraina të njohë pavarësinë e Kosovës.

Lexo më shumë  Shembja Librazhd – Përrenjas, riparimi kërkon disa muaj

Tutje, Vuçiq ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të ketë presion të jashtëzakonshën ndaj Serbisë, dhe një ndër kërkesat pritet të jetë, vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë.

Rruga Press

YouTube player