Prodhuesit në krizë, kriza e çmimeve shton kostot, një pjesë rrezikon falimentin
“Nëse do të mbahemi vetëm me importet shumë shpejt do të humbasim ekonominë tonë prodhuese”, kështu shprehet përfaqësuesi i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra i cili ngre shqetësimin e shumë sipërmarrjeve në vend.
Kriza e çmimeve po shton kostot për të gjitha industritë e ekonomisë, të cilat krahas rritjes së çmimit të naftës dhe lëndëve të para po përballen dhe me krizën e energjisë elektrike. Por pasojat do të ndihen më tej në shkurtimin e vendeve të punës dhe uljen e prodhimit të produkteve vendase.
Sipas përfaqësuesit të prodhuesve kriza aktuale e çmimeve është një zgjatim i krizës post pandemi, e cila ende nuk po gjen zgjidhje jo vetëm prej situatës në tregjet ndërkombëtare, por dhe neglizhencës së qeverisë e cila nuk mori masa të menjëhershme.
Dëmet më të mëdha të krizës, sektori prodhues duke se po i vuan edhe nga mungesa e dialogut me qeverinë.
Përballë kostove të larta, kriza mund të prodhojë edhe faliment për shumë sipërmarrjeve të cilat po përballen dhe me mungesën e kërkesës në eksporte. Për konsumatorët, ekspertët thonë se duhet të tregohen të kujdesshëm në shpenzime e të përgatiten edhe për goditje të tjera të çmimeve. /a2news.com/
Rruga Press