Bota

Prodhohen në Ukrainë, Rusia ngel pa raketa

Burime nga inteligjenca britanike bëjnë me dije se përpjekjet e Rusisë kanë ngecur për shkak të mungesës së pajisjeve ushtarake të cilat prodhohen në Ukrainë.

Lajmi se forcave ushtarake ruse u kanë mbaruar armët dhe nuk rifurnizohen dot, vjen pasi Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky, njoftoi se trupat ruse po tërhiqen ngadalë, por dukshëm po pakësohen në territorin e vendit të tij.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Sipas “Daily Mail”, Ukraina e ka furnizuar më parë Rusinë me raketa, pjesë motorësh për helikopterë dhe pjesë avionësh luftarakë. Tani, këto pajisje nuk mund të zëvendësohen më, pasi nga vendet e tjera Rusia nuk i merr dot, për shkak të sanksioneve.

Që nga nisja e konfliktit në fund të muajit shkurt, Rusia ka humbur 143 avionë, 131 helikopterë, 625 tanke dhe 316 pjesë artilerie.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Ndërkohë, Rusia ka lëshuar rreth 1100 raketa në Ukrainë, që sipas burimeve nga inteligjenca britanike, nuk janë zëvendësuar me të reja.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *