KryesoreOpinion/Aktualitet

Procesi i rusifikimit të Shqipërisë

Shkruan Hasan Bello

May be an image of map and text

Pas strukturave të PPSh një nga organizatat me shtrirje më të gjerë në të gjith territorin e shtetit shqiptar ishte ajo e “Shoqërisë së miqësisë Shqipëri-Bashkimi Sovjetik”, e cila u krijua në vitin 1945. Ajo që vihet re nga kjo hartë është fakti se brenda një kohe relativisht të shkurtër, numri i anëtarëve të kësaj shoqërie arriti një shifër tepër të lartë. Kështu, ndërsa në vitin 1946 ajo kishte vetëm 10 degë me 1200 anëtarë, në dhjetëvjetorin e saj në vitin 1955 ky numër ishte rritur në 64 degë me 234.000 anëtarë.

Në funksion të forcimit të marrëdhënieve politike dhe kulturore mes dy popujve dhe të kësaj shoqërie, erdhën disa delegacione ruse; 7 grupe me 96 artistë, të cilët dhanë 140 shfaqje në mbarë vendin, ku sipas statistikave zyrtare pati 320.235 shikues.

Lexo më shumë  Austria zbulon celulën e inteligjencës ruse që drejtonte një fushatë për përhapjen e dezinformatave për Ukrainën

Për të propaganduar arritjet e Bashkimit Sovjetik, kjo shoqëri organizoi 61.164 konferenca, ku sipas një botimi të kohës morën pjesë 4 milion dëgjues. Ç’ka do të thotë se në raport me numrin e popullsisë i bie që një banorë të ketë marrë pjesë më tepër se në një konferencë.

Për nevojat e kësaj shoqërie, në kryeqytet u themelua një bibliotekë me 15000 vëllime. Këtu nuk duhet harruar edhe “libri sovjetik”, një librari që furnizonte Tiranën dhe elitën e kohës me literaturë sovjetike.

Kjo shoqëri funksionoi deri në vitin 1961, kur raportet mes dy vendeve shkuan drejt prishjes. Por, edhe pas kësaj periudhe, i gjith populli vijoi të konsumonte letërsi dhe leteraturë sovjetike; ndërsa rusishtja mbeti për shumë vite një nga gjuhët kryesore në shkolla, për mbrojtjen e disertacioneve dhe gjëra të tjera të kësaj natyre.

Lexo më shumë  “Deklaratë arrogante, madje ai nuk është as kompetent/ Bashkëbiseduesit e Danasit për ‘kërcënimet’ e Vuçiqit ndaj prokurorëve dhe policëve se do t’i shkarkojë

Procesi i rusifikimit brenda pak vitesh kishte arritur suksese të pallogaritshme. Ai u ndërpre pa arritur të realizojë atë që bëri në shumë vende të Lindjes.

Megjithatë, nuk mund të thuhet se kaloi pa një ndikim te elita jonë intelektuale, e cila pas 1991 mori frenat e shtetit dhe të politikës.

Pa folur që Bashkimi Sovjetik dhe KGB-ja nëpërmjet kësaj shoqërie i shtriu “fibrat optike” në të gjith Shqipërinë, nga Veriu në Jug. Nuk është rastësi që simotra e kësaj shoqërie ekziston edhe sot në shumë qytete shqiptare.

YouTube player